Gjendet një granatë në një pallat në ndërtim në Tiranë, policia nis hetimet, rrethohet zona

Kronike

Publikuar: 09/11/2024

Gjendet një granatë në një pallat në ndërtim në Tiranë, policia nis hetimet, rrethohet zona

Në një pallat në ndërtim në Tiranë është gjetur një granatë. Policia ndodhet në vendngjarje, por nuk dihet ende arsyeja e ndodhjes së granatës në pallatin në ndërtim.

Mësohet se granata është gjetur në zonën e njohur si ish-fushat e tenisit te “Myslym Shyri”. Personat që po ndërtojnë pallatin dhe kanë njoftuar policinë pretendojnë se granatën e kanë hedhur. policia po kryen verifikime dhe zona është e rrethuar nga ana e strukturave të policisë së shtetit.