Prapaskena

Krim & Korrupsion

Mesazhet / Armand Duka kërcënoi Piro Xhixhon për aferën Plus ku ishte aksioner. Monika: Duhet të ketë qenë tap. A do t’a falë Dumani beun e futbollit? Konsumoi veprën penale të ndikimit të paligjshëm

Publikuar: 07/11/2024

Në dosjen e SPAK-ut për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit del në pah edhe beu i futbollit, Armand Duka, në interesat korruptive të kompanive të telefonisë, dallavere me TVSH, pazare dhe shantazhe.

Në 18 prill 2014, kreu i AKEP Piro Xhixho informon Monika Kryemadhin lidhur me një mesazh kërcënues që i ka dërguar Armand Duka në lidhje me kompaninë e telefonisë Plus, në të cilën Duka ishte aksioner.

Duka i bën presion Piro Xhixhos dhe e paralajmëron se atij i është bllokuar kthimi i TVSH-së nga tatime për shkak të borxhit që kompania Plus (e falimentuar) i ka AKEP.

Piro mbrëma! Ne tatimet e Tiranës na kanë bllokuar rikthimin e tvsh për arsye të borxhit që i kemi AKEP. Për çudi në të njëjtën ditë na ka ardh një propozim diskriminues nga VF. dhe një shantazh nga RB. Duhet patjeter ta varrosni këtë muaj Plus?! Besoj se pronarët e Plus do jetojnë edhe pas këtij muaji“, shkruan Armand Duka.

Kreu i FSHF-së Armand Duka ka konsumuar veprën penale të ndikimit të paligjshëm, vepër kjo në kompetencë të SPAK-ut, pasi kërkonte të ndikonte te Piro Xhixho për të favorizuar kompaninë Plus përmes AKEP.

Duka kishte interesa të drejtëpërdrejta financiare pasi ishte aksioner në kompaninë Plus me rreth 10 %.

Pjesë nga dosja e SPAK-ut

Në lidhje me këtë mesazh, Piro Xhixho deklaroi se personi me emrin Z. është S.M i cili e kishte takuar për të trajtuar problemin e kompanisë “Plus” aksioner i cilës ishte edhe S. S kishte marrë mandat nga ortakët për të mbyllur problemet. Arsyeja pse Piro informonte Monikën, sipas deklarimit të tij, ishte se Monika e dërgonte S tek ai për ta takuar dhe Piro për korrektësi e informonte Monikën lidhur me takimin.

Në datën 11 Shkurt 2014, Piro Xhixho i shkruan Monika Kryemadhit: “Mona mirëmbrèma. Sot me erdhi Z. dhe më thoshte për takimin me të madhin. Isha dhe me Milenen paradite. Kur të kesh kohe takohemi. Me respekt Piro

I pyetur për arsyen se përse e ka informuar Monikën për takimin që kishte zhvilluar me S. M në datën 11 Shkurt 2014, Piro Xhixho deklaroi se ka qenë Monika ajo që e ka dërguar S. që ta takonte dhe pas takimit me S, për korrektësi i ka shkruajtur Monikës një mesazh. Lidhur me arsyen se përse e informoi Monikën për takimin që kishte zhvilluar me ministren Milena Harito, Piro Xhixho deklaroi se nuk e mbante mend arsyen.

Në datën 17 Prill, S.M është takuar me Monika Kryemadhin në një lokal afër qendrës tregtare Coin.

Në datën 18 Prill 2014, Piro Xhixho informon Monika Kryemadhin lidhur me një sms që i ka dërguar një person i quajtur Duka, tekstin e plotë të të cilit ia dërgon Monikës:Piro mbrëma! Ne tatimet e Tiranës na kanë bllokuar rikthimin e tvsh për arsye të borxhit që i kemi AKEP. Për çudi në të njëjtën ditë na ka ardh një propozim diskriminues nga VF. dhe një shantazh nga RB. Duhet patjeter ta varrosni këtë muaj Plus?! Besoj se pronarët e Plus do jetojnë edhe pas këtij muaji.“.

Monika i përgjigjet:-As mos e vrit fare, do ket qenë tap. Takohemi nesër ne mengjes

Ne lidhje me këtë bisedë, Piro Xhixho deklaron se bëhej fjalë për një sms që Armand Duka i kishte dërguar atij për kompaninë Plus. Sipas deklaruesit, S.M dhe Armando Duka shkonin te Monika dhe i kërkonin që ajo të ndërhynte te Piro për të zgjidhur problemet e kompanisë Plus. S dhe Armando fajësonin Piro Xhixhon dhe AKEP-in dhe sipas deklaruesit, i ankoheshin Monikës se ai nuk donte të ndihmonte.

Në datën 21 Prill 2014, S. M është takuar me Monika Kryemadhin tek restorant Padam. Në datën 30 Prill 2014, S. e fton Monikën dhe Ilirin për darkë me Sandrin. Në datën 05 Maj 2014, S. i shkruan Monikës lidhur me takimin me arkitektin.

Samir-Si je, R më thotë që të takoj me atë arkitektin sot në 4, po ti nuk je më the. Si të bëjmë?

-Monika- S’ka gjë, mbaro punët e tua se flasim pastaj

-Samiri- Ok, mund te vijë një ditë tjetër ose shkon ti me Even një ditë në Milano.

Në datën 08 Korrik 2014, Piro Xhixho, shkruan Monikës se kishte folur me shefin lidhur me “shoket’ e Plus-it. Mesazhi i plotë është si vijon: “Mona mirëmbrèma. Uroj te jesh mire. Para ca ditësh takova Shefin për ata shokët që janë te Plus. Takova dhe një nga ata këto dite. I thashe Shefit që do flas me ty për sa do mendoj. Po ke kohë une vi të takoj kur të mundesh të bisedojmë fare mund të bëjmë. Te uroj gjithe te mirat. Me respekt Piro“.



Më të lexuarat