Ambasada e Rusisë në Shtetet e Bashkuara ka reaguar ndaj akuzave se Moska ka ndërhyrë në procesin zgjedhor amerikan, pasi disa kërcënime me bomba ndaj pikave të votimit u raportuan se kishin origjinë ruse.
FBI-ja njoftoi se kërcënimet, të cilat u regjistruan në disa shtete, duket se u dërguan nga adresa elektronike me domain rus. Megjithatë, asnjë prej këtyre kërcënimeve nuk rezultoi të ishte e besueshme, edhe pse shkaktuan ndërprerje të përkohshme në disa qendra votimi. Këto akuza vijnë pas një raporti të inteligjencës amerikane, i cili sugjeronte se operativë rusë ishin përfshirë në përhapjen e një videoje të rreme, që pretendonte të tregonte fletëvotime të shkatërruara në Pensilvani. Ambasada ruse i cilësoi akuzat si “shpifje dashakeqe“, të sajuara për të përdorur në luftën politike të brendshme të SHBA-së. Në një deklaratë të publikuar nga RIA Novosti, ambasada akuzoi autoritetet dhe mediat amerikane për përhapje histerie dhe dezinformacion, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë provë apo kërkesë nga autoritetet amerikane për këto akuza.
“Shpifje dashakeqëse. Shpikur për përdorim në luftën politike të brendshme të Shteteve të Bashkuara. Nuk ka marrë asnjë provë në kontaktet e saj me zyrtarët amerikanë ose edhe ndonjë kërkesë lidhur me historinë që po promovon shtypi dhe akuzoi autoritetet dhe mediat amerikane për histeri lidhur me informacionet e rreme të pretenduara ruse në lidhje me zgjedhjet“, tha ambasada në deklaratat e saj, të raportuara nga agjencia e lajmeve shtetërore RIA Novosti.