Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me në krye çiftin Meta-Kryemadhi, te i cili të raportonin si ushtarë ministra dhe drejtorë.
Jo vetëm ish kreu i AKEP, Piro Xhixho, por edhe ish ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto raportonte dhe spiunonte drejtorët tek Monika Kryemadhi.
Sipas dosjes së SPAK, në 28 tetor 2014, Mond Haxhinasto i shkruan Monika Kryemadhit, duke i raportuar kundër Ermal Topallit, drejtor në Ministrinë e Transporteve.
“Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, dhe nga hetimi ka dyshime se është i njëjti person për të cilin në datën 1 Mars 2014 personi nën hetim Ema Çoku i shkruan Monika Kryemadhli se “Takova Ermalin, më tha: që ta mbyllin të enjten te mbledhja e qeverisë. Duhet me i thene dhe Mondit që ta nxitoje pak”. Lidhur me këtë shtetas janë evidentuar edhe disa sms si vijon:
Në datën 01 Prill 2014, Adrian Shatku i shkruan Monika Kryemadhit:- Jam me Ermalin tek restoranti. Në datën 03 Tetor 2014, Elona Guri i shkruan Monika Kryemadhit se Ermali i ka dërguar sms ku i shkruan “Pershendetje Elona! Uroj te jesh mire familjarisht! Më thirri Hachiw në zyre! Po munde me organizo një takim me shoqen se është shumë e rëndësishme për mua. Te fala dhe faleminderit”.
Në datën 28 Tetor 2014, Edmond Haxhinasto përdorues i telefonit me nr. 0682026001, i ka dërguar sms Monika Kryemadhit ku e pyet: “Sa detyrim kemi ndaj Ermal Topallit se eshte tmerresisht i paafte dhe intrigant?”.
Në datën 30 Tetor 2014, Ema Çoku i shkruan sma Monika Kryemadhit: “Duhet me pi një kafe patjeter me Ermalin sot, kur të kesh kohë. Pra rezulton se në këtë kohë Ermal Topalli, ka kontradikta dhe debate me Ministrin Edmond Haxhinasto, duke përfituar nga lidhja që kishte krijuar me Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën në kohën që po merrej me procedurat ligjore për dhënien dhe miratimin e licencave dhe autorizimeve për kompaninë Unifi Comunication inc dhe administratorit të saj Adrian Shatku, nëpërmjet Emës lidhje miqësore e çiftit Meta – Krymadhi njëkohësisht dhe kushërira e Adrianit, kërkon ndihmën e Monika Kryemadhit për të sheshuar debatet dhe mosmarrëveshjet me Ministrin Haxhinasto.
Me shkresën nr. 547/1 Prot. datë 13 Mars 2024, është administruar CD-ja me të dhënat e ruajtura në postën elektronike të ish punonjësve të administratës shtetërore: Ermal Topalli, Arjan Korpa, Eduart Seitaj dhe Edmond Haxhinasto. Këto të dhëna janë evidentuar dhe eksportuar nga databaza e serverit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.
Nga këqyrja që i është bërë email-it me adresë [email protected], rezulton se për periudhën 20 Shtator 2014-03 Shkurt 2015, në skedarin e emaileve të dërguara nga Ermal Topalli, janë të ruajtura emailet që ai u ka dërguar personave të ndryshëm lidhur me çështjen e UNIFI. Emailet kanë qenë të titulluar me emrat; BIN Cable via Unifi; BIN Terrestrial Permits and Authorization Folloe up; LUNIFI BIN Permits documents; Unifi Permit, Takimi i grupit te punes/Unifi communications; Leje per ndertimin e rrjetit me fibra optike ne Shqiperi; Licensimi UNIFI; Unifi relacion final; Versioni final i korrektuar gramatikisht.
Në skedarin inbox janë gjetur të ruajtura email-e, që bëjnë fjalë për kompaninë UNIFI Communications INC, që fillojnë më 19 Shtator 2014, me emailin që Adrian Shatku i ka dërguar Ermal Topallit, bashkëlidhur të cilit janë edhe dy dokumente dhe përfundojnë në datën 5 Gusht 2015, me emailin që Roland Hila i ka dërguar sekretariatit teknik dhe Ermal Topallit.
Nga kqyrja që i është bërë dokumenteve bashkëngjitur email-eve rezulton se në datën 19 Shtator 2014, Adrian Shatku i ka dërguar Edmond Haxhinastos dhe co Ermal Topallit, kërkesën për shtrimin e fibrave optike. Po atë ditë nëpërmjet një email-tjetër, Adrian Shatku i ka dërguar Ermal Topallit kopje të dokumenteve“.
Ndërkaq, tek Monika Kryemadhi raportonte sistematikisht për aferat korruptive edhe ish kreu i AKEP, Piro Xhixho. I pyetur nga SPAK se pse raportonte te Monika, Piro Xhixho ka deklaruar se nuk e dinte arsyen!
“Në lidhje me këtë mesazh, Piro Xhixho ka deklaruar se personi të cilin e quan “Shefi” është shtetasi Ilir Metaj, me të cilin kanë biseduar lidhur me problemet e kompanisë Plus dhe zgjidhjen që mund ti jepej problemit. I pyetur për arsyen se përse komunikonte me Monika Kryemadhin për të zgjidhur problemet e kompanisë telefonike PLUS, Piro Xhixho deklaroi se ai nuk e dinte arsyen por shtoi se Monika nuk ka qenë asnjëherë e pranishme në bisedat që janë zhvilluar me përfaqësues të kompanisë Plus.
Në datën 15 Korrik 2014, Piro i shkruan Monikës se e ka telefonuar shefi lidhur me problemet e Samirit dhe i kërkon që Monika ta sqaroje shefin që e kanë lënë të bisedojnë së bashku. Mesazhi i plotë është si vijon:
Piro- Mona mirëmbrëma. Uroj të jeni mirë. Më morri tani shefi për atë problemin e Samirit. Po ke kohë takohemi këto ditë. Sqaroje po deshe dhe shefin qe e kemi lënë bashkë të bisedojmë. Me respekt Piro.
Monika- Po çfare do ai se se mbaj mend
Piro-Po ato që mbas mbylljes duan të shohin cfarë të bëjnë për veten këta të tre.
Monika- E flasim nesër…
Piro-Po flasim se ti e di vetë çfarë të themi
Lidhur me këtë mesazh, Piro Xhixho deklaron se personi i përmendur si “shefi” është Ilir Metaj i cili e ka telefonuar për çështjen e kompanisë Plus që Samir Mane kishte prezantuar te Iliri. Në datën 23 Korrik 2014, Piro Xhixho e ka informuar Monika Kryemadhin lidhur me takimet që do të zhvillonte me ministrat Arben Ahmetaj dhe Milena Harito lidhur me licensën e AMC dhe në datën 24 Korrik i ka kërkuar Monikës që të takoheshin për ta informuar për komentet e takimit. I pyetur për arsyen që Piro Xhixho e mban të informuar Monikën lidhur me takimet që ia ka zhvilluar me ministrat, Piro deklaron se nuk e mbante mend arsyen pse e ka shkruajtur mesazhin por shtoi se nuk e kishte takuar Monika Kryemadhin. Në datën 25 Korrik 2014, Pirro i dërgon Monikës sms ku e sqaron se i nisi me email komentin për letrën e Albtelekomit (Email -i është gjetur i plotë ne memorien e telefonit) Piro- Mona mirëmëngjes.
Ju nisa me e-mail komentin për atë të Shefit.. Duhet ta dinë se falë jush morrën të gjithë nje zgjidhje të mirë. Gjithesesi për cdo gjë kur të keni mundësi flasim. Me respekt Piro Xhixho.
Lidhur me këtë mesazh, Piro Xhixho dha sqarime se përse e ka informuar Monika Kryemadhin megjithatë në emailin e kësaj date qe Piro i ka dërguar Monikës rezulton se Piro i ka shkruajtur Monikës midis të tjerave edhe se: “….Ketu plotesojme nje kerkese shume te forte….