Artur Zheji i ftuar në emisionin “Dekalog” nga Roland Qafoku në DritareTV foli për arrestimin e Ilir Metës dy javë më parë. Gazeari përmendi ndër të tjera faktorët që ndikuan në fundosjen politike të Ilir Metës.
“Mënyra e arrestimit të Metës ka dalë nga kontrolli. Nuk kishte nevojë për atë spektakël. Unë mendoj që ata që e kanë bërë donin ta poshtëronin se Meta nuk ka lënë gjë pa thënë për sistemin e drejtësisë, për policinë. Ilir Meta në një fazë të jetës së vet shtoi pijen alkoolike dhe e keqja është që shtoi edhe vetësigurinë që mund ta mbante. Disa gazetarë miq, që nuk janë fare miq e merrnin nëpër emisione me ngarkesë alkoolike precedente. Unë e kam anuluar një intervistë në 2013-ën pasi e kishte ekzagjeruar me pijen. Por të tjerë nuk e kanë bërë. Deklaratat më të forta zoti Meta i ka bërë kur ka qenë në gjendjen më të keqe. Zoti Meta ka pasur marrëdhënie të mira me amerikanët. Kur ka qenë kryeministër i ka bërë një shërbim shumë të mirë amerikanëve. Unë nuk mendoj që Ilir Meta është bërë antiamerikan. Meta dhe Berisha dolën e sulmuan publikisht Sorosin që është gjysma e Amerikës. Vetëm Donald Trump mund të dalë ta sulmojë publikisht Sorosin, ashtu siç ka bërë”, tha zoti Zheji