Njëri goditi babain me sende të forta, tjetri dhunoi bashkëshorten, arrestohen dy burra në Lezhë

Aktualitet

Publikuar: 04/11/2024

Njëri goditi babain me sende të forta, tjetri dhunoi bashkëshorten, arrestohen dy burra në Lezhë


Lezhë

Dy burra janë arrestuar nga policia në Lezhë pasi kanë goditur njëri babain dhe tjetri ka dhunuar gruan. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan shtetasin Sh. Gj., 48 vjeç, banues në Tale, Lezhë, pasi ka goditur me sende të forta babanë e tij, për motive të dobëta. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan shtetasin A. N., 36 vjeç, banues në Shënkoll, Lezhë, pasi ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij, se ai ka ushtruar vazhdimisht dhunë ndaj saj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.