Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Librazhd pasi ka kërcënuar me thikë vëllain e tij.
Policia bëri me dije se shtetasi me ininciale V.M, banues në fshatin Dorëz pas një debati për motive të dobëta ka kërcënuar me thikë vëllain e tij. Pas denoncimit blutë e Librazhdit kanë bërë të mundur arrestimin e këtij shtetasi. “Policia arrestoi në flagrancë shtetasin V. M., 45 vjeç, banues në fshatin Dorëz, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës (thikë), vëllanë e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.