Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka mbajtur konferencën e tij të përditshme me gazetarët. Por, mjafton të shohësh qëndrimin dhe shprehinë e fytyrës së gazetarëve, për të kuptuar se më shumë se sa konferencë, këto fjalime janë një test durimi e rezistence për të gjithë.
Njëri kontrollon orën. Një tjetër numëron tespiet, ndoshta duke bërë durim në heshtje. Ndërsa më tutje, një gazetar duket të jetë shtrirë, i zhytur thellë në një përsiatje thuajse ekzistenciale: “A do të mbarojë ndonjëherë ky fjlaim?”


/tema