I akuzuar si pjesëtar i një grupi kriminal, arrestohet 60 vjeçari që kishte thyer masën e sigurisë

Aktualitet

Publikuar: 01/11/2024

I akuzuar si pjesëtar i një grupi kriminal, arrestohet 60 vjeçari që kishte thyer masën e sigurisë

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 60 vjeçar i cili është i akuzuar nga GjKKO-ja, si pjesëtar i një grupi kriminal për prodhim, shitje dhe trafikim narkotikësh.

60 vjeçari kishte thyer gjithashtu masën e sigurisë “arrest shtëpie” të vendosur nga gjykata dhe nuk iu bind urdhrit për të ndaluar.

Shërbimet iu vunë në ndjekje automjetit që drejtonte ai dhe si rezultat mundësuan kapjen dhe arrestimin e tij. “Për shtetasin F. D., Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 13.05.2024, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, shkruhet në njoftim.