Aksident në aksin Peqin- Elbasan/ I mituri ndërron jetë pasi u përfshi nga përplasja e dy makinave, shoqërohen dy shoferët

Aktualitet

Publikuar: 31/10/2024

Aksident në aksin Peqin- Elbasan/ I mituri ndërron jetë pasi u përfshi nga përplasja e dy makinave, shoqërohen dy shoferët


Një aksident është regjistruar këtë të Enjte rreth orës 14:00 në aksin rrugor Peqin -Elbasan. Aksidenti sipas burimeve nga vendngjarja ka ndodhur në fshatin Pajove dhe janë përshirë  dy automjete.

Pas përplasjes njëri prej automjeteve ka dalë jashtë rruge duke përplasur për vdekje fëmijën e mitur rreth 10 vjeç. Burime bëjnë me dje se viktima është Enjo Tabaku.

I mituri ka gjetur vdekjen e menjëhershme për shkak të plagëve të shumta.

Ai u përplas nga automjeti  tip Volksëagen golf. Automjeti drejtohej nga shtetasi Odorian Petriti 46 vjeç ndërsa automjeti tjetër tip Audi, drejtohej nga Mikel Petriti ,41 vjeç.