“Mosbindje civile”, ish- kreu i PD: S’po ndodh sepse drejtuesit e PD nuk kanë besueshmëri, nuk mund të ketë revoltë me aq pak njerëz

Politikë

Publikuar: 30/10/2024

“Mosbindje civile”, ish- kreu i PD: S’po ndodh sepse drejtuesit e PD nuk kanë besueshmëri, nuk mund të ketë revoltë me aq pak njerëz

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Ibsen Elezi tha se dje nuk pamë një mosbindje civile nga Partia Demokratike, por një protestë dhe aksion politik.

Elezi theksoi se ndonëse në Shqipëri është gjendja për mosbindje civile, fakti që ajo nuk ndodh, tregon që besueshmëria e atyre që e thërrasin është minimale. “Ajo është protestë për shkak sepse nuk mund t’i japim gjërat siç duam, nocionet janë ndërtuar me kohë. S’mund të quhet mosbindje civile sepse nuk është në përputhshmëri me nocionin. Është një aksion politik që është pritur, sepse ky mjet i ka mbetur në dorë, s’ka të tjera. Mosbindja civile është mjet kur ke një mbështetje të madhe popullore, ke një situatë ekstreme dhe njerëzit janë të vetbindur për një reagim kundër, kundër një ligji, situate, sistemi.

Ndërkohë që kjo mosbindje nuk ndodh ndërkohë që gjendja është, tregon që besueshmëria e atyre që e thërrasin është minimale. Nuk ka një analizë të mirëfilltë që të dalim dhe të themi pse opozita dështon.

Këtu struktura analitike e një subjekti politik është e zhbërë me kohë e me vakt. Një institucion që s’ka analizë tregon që ai është i degraduar. Nuk mund të ketë revoltë me aq pak njerëz. Po të mblidhen 50 mijë vetë si i provokon policia?! Këta vënë njerëz të diskretituar në krye, kur ti ia vë në krye shoqërisë, shoqëria çorientohet”, tha Elezi.