Prapaskena

Kronike

Gjykata Kushtetuese pezullon ekstradimin e “mafiozit” rus Igor Kokunov, avokati: Po e ekstradojnë në këto momente drejt Rusisë!

Publikuar: 30/10/2024

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pezullojë procedurat për ekstradimin e shtetasit rus Igor Kokunov në Rusi, duke argumentuar ndër të tjera se ky shtet njihet për trajtimin çnjerëzor dhe akuzat e paqena ndaj të pandehurve.

Gjykata Kushtetuese gjithashtu thotë se Rusia nuk është më pjesë e Këshillit të Europës, madje ka denoncuar Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut si dhe është akuzuar nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeritu për shkelje të rënda. GJK megjithatë thotë se rusi duhet të qëndrojë në izolim, deri në vijimin e procedurave të ekstradimit. Mesa duket, vendimi është ka ardhur me vonesë pasi, avokati i rusit Kokunov, Isuf Shehu ka deklaruar se klienti i tij është duke u ekstraduar aktualisht drejt Rusisë, çka bie në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të sapo publikuar.

I njohur me nofkën Vasia Bandit, “hajdut me ligj”, prokuroria ruse thotë se 60-vjeçari nga viti 1993- 2019 mori postin më të lartë në hierarkinë kriminale. Statusi “hajdut me ligj” thotë zëvendës prokurori i Përgjithshëm rus, është statusi më i lartë i përjetshëm në hierarkinë kriminale dhe dëshmon përkatësinë e tij dhe autoritetin e padiskutueshëm në elitës kriminale.

Rusët thonë se Kokunov nga 2005- 2015 ofroi patronazh kriminal të veprimtarisë së kompanisë së  përbashkët aksionere “FIRST Moscoë Ëatch Factory” me një tarifë për të marrë para në gati 1 milionë rubla.

Më pas zgjidhi konflikte me strukturat e tjera kriminale derisa zuri postin më të lartë me këta udhëheqës të botës kriminale, shkruhet më tej në dosjen që rusët kanë dërguar në Shqipëri.



Më të lexuarat