Një urim nga përndjekësi, sulmet e fyerjet e Vesho mallistit ndaj Altin Dumanit

Aktualitet

Publikuar: 26/10/2024

Një urim nga përndjekësi, sulmet e fyerjet e Vesho mallistit ndaj Altin Dumanit

Kreu i SPAK-ut Altin Dumani është pjesë e një liste prej 60 personash publikë, të cilët janë përndjekur në mënyrë të çmendur nga ish zyrtari i PD-së, Elvi Fundo, i njohur si Vesho mallisti, përmes pusetës së tij mediatike CNA, të cilën e mohon në gjykatë, duke u fshehur pas njëfarë Xhovan Shyti.

Vesho mallisti ka sulmuar dhe bullizuar Dumanin duke e etiketuar si një personazh që ha gjizë, si ministër të Edi Ramës, si një personazh që po drejton ‘karrocën e Dylit etj. Sulmet e Veshos janë në një linjë me dyshen Meta-Berisha, të akuzuar nga SPAK si të korruptuar.

Vesho mallisti ka sponsorizuar në Facebook disa shkrime kundër kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, i cili me mbështetjen e amerikanëve po shemb murin e pandëshkueshmërisë në Shqipërisë. Bazuar në një dokument të kompanisë META të Facebook-ut, Vesho ka shpenzuar dhjetëra mijëra euro për sponsorizimin e shkrimeve përndjekëse, me qëllim shpërndarje dhe shikueshmërie sa më të gjerë.

Bëhet fjalë për një raport rreth 900 faqe të Facebook-ut, ku pasqyrohen të gjitha lajmet e sponsorizuara nga Eli Fundo kundër shenjestrave të tij, gjatë viteve 2021-2024.

Faktet tregojnë se kreu i SPAK-ut ka qenë disa muaj objekt përndjekje nga ish zyrtari i PD-së,

Në një kohë kur Altin Dumani po u afrohet me pranga çdo ditë e më shumë financuesve të Vesho mallistit dhe atij vetë si i dyshuar për implikim në disa afera korruptive, Vesho ka nisur t’i lëpihet Dumanit. Dhe kulmi i lëpirjes reflektohet në një postim në Facebook që Vesho mallisti për ditëlindjen e Altin Dumanit. Posti reflekton sa frikë aq edhe servilizëm.