Foto-Lajm/ Habit Agron Gjekmarkaj, shfaqet në Parlamentin Europian i qethur si adoleshent “perëndimor”

Politikë

Publikuar: 25/10/2024

Foto-Lajm/ Habit Agron Gjekmarkaj, shfaqet në Parlamentin Europian i qethur si adoleshent “perëndimor”

Deputeti Agron Gjekmarkaj i njohur si “tip serioz dhe klasik”, me rastin e protestës dhe vizitës në parlamentin europian në Strasburg, ka bërë një ndryshim drastik në paraqitje.

Sipas fotove që ka postuar vetë në faqen e tij në FB brenda një salle plenare bosh në Strasburg, ai ka qethur flokët në mënyrë ekstreme, njësoj si adoleshentët “në modë”.

Nuk dihet arsyeja e këtij ndryshimi drastik në paraqitje, por duket se nëpërmjet kēsaj qethje ai ka dashur tu jap mesazhin europarlamentarëve, se pavarësisht se përkrah Sali Berishën i cili është në luftë me gjithë Perëndimin, ai është në fakt “perëndimor”./alfapress.al