Gjithë viti 2024 kaloi duke dëgjuar dhe parë retorikën anti-SPAK të çiftit bilioner, ish-Presidentit të Shqipërisë dhe Zonjës së Parë.
“Nuk më rruhet për SPAK-un!” – thoshte Mona.
“O injorant! O palaço! O tarallak! Legen si ti jam unë?” – hakërrehej Likja ndaj Altin Dumanit.
Kur Metën e thirrën në dyert e SPAK, ai tha: “Po shkoj te Dumdumani!”
Askush nuk u trondit aq shumë për muaj të tërë, sa kur e panë “Vojo Kushin” të dilte nga “tanku” zvarrë, si latitant në hyrje të Tiranës, diku përballë “Casa Italia”.
U ngrit i madh e i vogël i shqetësuar: “Nuk merret ashtu një ish-President, një ish-Kryeministër, një ish-deputet, një kryetar partie. Turp! Nuk është kjo Policia që duam!”
Popullit të ndjeshëm shqiptar nuk iu la fare kohë të tregohej empatik me djalin e “Vojo Kushit”, kur pa t’i çonte një qese me bidona uji babait në burgun 302, sepse mamaja e tij nxori menjëherë çizmen 12 mijë euroshe nga këmba dhe iu drejtua publikisht sherifëve të Policisë së Shtetit: “Pastaj na del edhe një motërf.cker atje që e godet në kokë. Harrojnë që Shqipëria është një fshat i vogël dhe të gjithë njifen.”
Pra, dibrania gangstere iu hakërrye live gangove të policisë, duke i kërcënuar publikisht: “Do ju gjej o motërq.ra!!”
Askush nuk u bë merak përsëri për gjuhën e deputetes Monafucker, ish-Zonjës së Parë të Republikës së Shqipërisë. Madje, edhe kërcënimin ia quajtën shfryrje emocionale “Gjynah, e prekën te kalamajt”.
Nga ana tjetër, Ilir Meta kur luftonte me policinë e Dumdumanit si luan 55-kilsh nga brenda Benz-it foristradë, është dëgjuar nga rruga të bërtiste: “Mos u afroni motërq.rat e Edi Ramës!”
Diskursi publik u merakos gjatë këto dy ditë për një etikë të munguar të Policisë, kur dolën befas te makina e të pandehurit Meta pa pritur, pa shenja dalluese “Policia”, pa takt, pa njerzillëk, pa profesionalizëm. Pse nuk e thirrën në SPAK ta arrestonin aty? Pse nuk gjetën një vend tjetër? Pse kjo shfaqje e shëmtuar në mes të rrugës? E turpshme, politike, antiligjore, turp për qeverinë dhe drejtësinë.
Ndërkohë, çifti presidencial jo vetëm policët, por nuk la shqiptar pa sharë nga motra për 30 e kusur vjet rresht, dhe askujt nuk iu dhimbs motra e tjetrit. Apo populli shqiptar nuk ka motër?!
Askush nuk pyeti, përse djali i Ilir Metës çon ujë në burgun ku kanë izoluar të atin? Pse? Nuk ka ujë në burg? Pa ujë të pijshëm janë burgjet brenda? Çfarë pijnë të burgosurit e tjerë? Kush i ka lënë burgjet pa ujë të pijshëm? Zoti?!
Policia e tërhoqi zvarrë Ilir Metën sikur të ishte terrorist. Po, e vërtetë! Po kush e bëri këtë polici kështu, harbute, kërbaç-uese, pa pikë takti? Motërq.rat që kanë bërë këtë shtet lëmsh për 30 e kusur vjet, apo populli që nuk ka motër?
Onkologjiku ka ca motërq.ra të tjerë, mjekësia, drejtësia plot me të tillë. Kush e votoi me 140 vota drejtësinë e re më 22 Korrik 2016? Kush ishte i 140-ti deputet, ish-kryetari i Kuvendit Ilir Meta apo atentatori Vasil Laçi? Kush prej të dyve hapi rrugën e një drejtësie që zgjodhi Dumdumanin nga krahina e dibranes Monafucker?
E pra, mbylleni gojën të gjithë nëse keni mbyllur sy e veshë kur Monafucker bashkë me ish-burrin e saj i çirrej gjithë shqiptarëve për 30 e kusur vjet rresht “Lekët shpejt motërq.ira, lekët!”
Apo e vodhën fshatarët me gomerë floririn në mal? Apo ai blloku me rryshfet 700 mijë euro live në TV ishte montazh i Dritan Priftit?
Nëse dikush 2 metra i gjatë, ua ngarkoi në kurriz shqiptarëve këtë zullap korrupsioni për t’u hipur edhe vetë në shpinë bashkë me çiftin motherfucker.
Sot erdhi koha e shqiptarëve, e atyre që s’kanë motër!