Në mbledhjen e fundit të tij, Këshilli i Ministrave emëroi në detyrën e zëvendësministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliun.
Aktualisht postin e zëvendësministrit e mbajnë edhe Blerta Rama, Lira Pipa, Olta Manjani dhe Sokol Duma.
Vendim për emërimin në detyrë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
Vendosi:
Enkelejd Musabelliu emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.