Gruaja që tentoi të vetëdigjet në Durrës, dyshohet me probleme të shëndetit mendor

Kronike

Publikuar: 22/10/2024

Gruaja që tentoi të vetëdigjet në Durrës, dyshohet me probleme të shëndetit mendor

Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me tentativën e një gruaje për t’u djegur me benzinë sot përpara Bashkisë së Durrësit. Efektivët sqarojnë se gruaja është 58-vjeçe dhe ka tentuar të vetëdigjet në mes të rrugës.

Mësohet se gruaja trajtohet nga qendra ditore e të moshuarve në Durrës me strehim, ushqim e veshëmbathje. Ajo është e braktisur nga familjarët dhe disa herë më parë ka tentuar të vetëdigjet me benzinë.

“Durrës/Informacion paraprak

Ditën e sotme, në lagjen nr. 2, shtetasja F. G., 58 vjeçe, banuese në Durrës, ka tentuar të vetëdigjet me benzinë, në rrugë.Aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.