Meta reagon nga burgu: Më rrëmbyen se jam patriot (jo si hajdut)

Politikë

Publikuar: 21/10/2024

Meta reagon nga burgu: Më rrëmbyen se jam patriot (jo si hajdut)

Ilir Meta ka bërë reagimin e parë nga qelia.

Duke falënderuar anëtarët e Partisë së Lirisë për mbështetjen, ai thotë se është i bindur në fitore. Meta thotë se e rrëmbyen sot pasi është patriot.

“Falenderoj përzemërsisht të gjithë anëtarët e Partisë së Lirisë për mbështetjen e jashtëzakonshme që më kanë dhënë deri tani. Po kështu nga sot lufta jonë nis një faqe të re në përballjen pa asnjë kompromis me Narkoshtetin e instaluar brutalisht.

Jam i bindur në fitoren e kauzave tona kombëtare dhe demokratike!
Armiqtë e kombit tonë dhe demokracisë do u ngrijë e qeshura në buzë~

Rrëmbimi im sot në mënyrën më banditeske tregon panikun e regjimit diktatorial nga ballafaqimi me të vërtetat.
Ju siguroj se pas njohjes me vendimin e arrestimit tim ndihem më i fortë se kurrë dhe besoj edhe shumë në pafajësinë time të plotë.

Ndihem krenar që jam rrëmbyer dhunshëm nga antishqiptarët dhe shqipfolësit vetëm për patriotizmin tim dhe mbrojtjen e interesave kombëtare”.