Kompleksi luksoz ‘Golden’ i Altin Hajrit – Prej 4 vitesh në kërkim, u strehua nga Çyrbja pas vrasjes së Jan Prengës

Aktualitet

Publikuar: 21/10/2024

Kompleksi luksoz ‘Golden’ i Altin Hajrit – Prej 4 vitesh në kërkim, u strehua nga Çyrbja pas vrasjes së Jan Prengës

Një kompleks super luksoz është ai në pronësi të Altin Hajrit dhe vëllait të tij, Emiliano. Në këtë kompleks super luksoz dyshohet se u vra Jan Prenga më 17 janar 2020.

Çështja rikthehet edhe njëherë në vëmendje, pas arrestimit të ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbja mbrëmjen e 20 tetorit në Durrës.

Ky i fundit dyshohet se ka strehuar Altin Hajrin në banesën e tij, si edhe në banesa të tjera, pas vrasjes së Jan Prengës.