SPAK për arrestimin e Metës: Ndikoi si ministër për lidhjen e kontratës CEZ-DIA, mori para nga Kastriot Ismailaj! S’deklaroi 463 mijë dollarë $ nga lobimi në SHBA

Kryesore

Publikuar: 21/10/2024

SPAK për arrestimin e Metës: Ndikoi si ministër për lidhjen e kontratës CEZ-DIA, mori para nga Kastriot Ismailaj! S’deklaroi 463 mijë dollarë $ nga lobimi në SHBA

Prokuroria e Posaçme ka nxjerr njoftimin zyrtar për arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta. Në njoftim renditet se përgjatë periudhës 2016-2017, Meta me cilësinë e Kryetarit të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, ka lidhur dhe ekzekutuar kontrata për shërbimi konsulence dhe lobimi me kompanitë Global Security and Inovative Solution LLC dhe Grupi McKeon Inc në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas SPAK, një pjesë e financimit të Metës, prej 463.546,26 dollarë nuk është transferuar nga llogaritë bankare të LSI-së. 

Pjesë nga njoftimi:

4- Përgjatë periudhës 2016-2017, I. M. me cilësinë e Kryetarit të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, ka lidhur dhe ekzekutuar kontrata për shërbim konsulence dhe lobimi me kompanitë Global Security and Inovative Solution LLC dhe  Grupi McKeon Inc në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga hetimi rezulton se një pjesë e financimit të kontratave është bërë me transferta bankare nga llogaritë e subjektit politik, Lëvizja Socialiste për Integrim, ndërkohë që shuma prej 463.546,26 USD nuk është transferuar nga llogaritë bankare të këtij subjekti politik.

Po kështu rezulton se kjo shumë monetare, e cila nuk është transferuar nga llogaritë bankare të  forcës politike nuk është pasqyruar në bilancet e subjektit politik Lëvizja Socialiste për Integrim, të depozituara pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.