Arrestimi i Metës, policia nis kontrollet në vilën e ish-Presidentit në Lalëz

Politikë

Publikuar: 21/10/2024

Arrestimi i Metës, policia nis kontrollet në vilën e ish-Presidentit në Lalëz

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit zbatuan mesditën e sotme urdhrin e SPAK duke vënë në pranga ish-Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Kreu i Partisë së Lirisë u vu në pranga në vendin e njohur si Kthesa e Kamzës në kryeqytet dhe në pamjet e siguruara shihet teksa nxirret me forcë nga automjeti me të cilin udhëtonte.

E teksa kanë kaluar pak më shumë se një orë nga momenti i arrestimit të Metës, mësohet se policia është duke kryer Kontrolle në vilën e ish-Presidentit që ndodhet në zonën bregdetare të Lalëzit.