Dhunuan blogeren, Gjykata vendos arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje për motrat Berisha

Kronike

Publikuar: 18/10/2024

Dhunuan blogeren, Gjykata vendos arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje për motrat Berisha

Sot janë paraqitur pranë gjykatës motrat Marinela dhe Antonela Berisha të cilat u njohën me dënimin për veprën penale të kryer ndaj blogeres Klea Prenga pak muaj më parë. Gjykata ka vendosur të dënojë me arrest shtëpie të akuzuarën Marinela Berisha dhe me detyrim paraqitje motren e saj Antonela Berishën.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 6 gusht 2024, kur Klea, e cila ishte duke darkuar në një restorant, u sulmua barbarisht nga motrat, të cilat e goditën me sende të forta, përfshirë shishe qelqi, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë. Shkak i dhunës së rëndë nga motrat Berisha është një marrëdhënie mes bashkëshortit të Marielës me blogeren e njohur.