Albana Vokshi kërkon të godasë Petro Koçin në Kuvend, pse përmendi Berishën

Aktualitet

Publikuar: 17/10/2024

Albana Vokshi kërkon të godasë Petro Koçin në Kuvend, pse përmendi Berishën

Teksa në Kuvend fjalën e mori deputeti i PS, Petro Koçi, i cili akuzoi PD se merrte urdhra nga “tezga e Sali Berishës” për të mbrojtur interesat e tij, tensionet janë rritur.Ka qenë deputetja e PD, Albana Vokshi që iu turr kolegut të mazhorancës tek tavolina për ta sulmuar.

Teksa Koçi fliste, Vokshi tentoi t’i afrohej, duke e akuzuar, por Garda e ka penguar.

Kryepralamentarja Spiropali i tërhoqi vëmendjen Vokshit, duke i kujtuar se “s’kishte asnjë të drejtë të dhunonte deputetët”.“Kjo nuk është sjellje prej gruaje. Kjo nuk është sjellje e pranueshme prej jush dhe kolegeve të tjera”, tha Spiropali.”

Kjo nuk është mosbindje civile, por përpjekje për luftë civile. Kjo është një luftë për të mbrojtur 5d e Sali Berishës, për të mbrojtur korrupsionin, për të sulmuar policinë dhe SPAK-unë. Është politikë e duarve të pista” – tha Koçi.