Pastroi paratë e Arben Ahmetajt / A po e fal Altin Dumani biznesmenin Lad Kosta? Veprimtaria e zezë e ish deputetit të PS, Sky Tower baza e pazareve

Krim & Korrupsion

Publikuar: 16/10/2024

Pastroi paratë e Arben Ahmetajt / A po e fal Altin Dumani biznesmenin Lad Kosta? Veprimtaria e zezë e ish deputetit të PS, Sky Tower baza e pazareve

Në shtator të këti viti, SPAK kërkoi shtyrjen me 3 muaj të hetimeve për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, i cili akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash. Nëse nuk do të ketë shtyrje tjetër, hetimet pritet të mbyllen në 22 dhjetor 2024.

Prokurorët e çështjes janë kreu i SPAK-ut Altin Dumani dhe prokuroria Enkeleda Millonai, e cila ka kospitur edhe dosjen e korrupsionit të Sali Berishës.

Dosja e korrupsionit të Arben Ahmetajt nxori në pah edhe një rreth biznesmenësh, shokë dhe klientë të Tigrit, të cilët ishin përfshirë në pastrimin e parave korrupsionit, që Ahmetajt po i investonte në pasuri të paluajtshme.

Disa nga këto biznesmenë, pasi u publikuan detaje nga dosja, u arrarisën jashtë vendit nga frika e arrestimit, duke u rikthyer më pas në Tiranë pasi morën siguri se rreziku ishte ende larg.

Një nga biznesmenët protagonistë në dosjen e korrupsionit të Arben Ahmetajt është edhe ish deputeti i PS, Vladimir Kosta.

Madje disa ditë para shpalljes në kërkim të Ahmetajt, Lad Kosta është thirrur në SPAK.

Sipas dosjes së SPAK, Lad Kosta rezulton se ka mbuluar disa pasuri të Arben Ahmetajt tek Shallvaret si dhe pastrim parash, me anë të kompanisë së ndërtimit Lani shpk. Në dosjen spektakolare të SPAK-ut, Lad Kosta dallohet për lidhjet e forta klienteliste me Arben Ahmetajn dhe implikim për mbulimin e investimit të parave të korrupsionit nga Ahmetaj në pasuri të paluajtshme.

Deklarimit te rreme te shumes së investuar dhe burimit të saj, për ndërtimin e një pallati të ndodhur tek vendi i quajtur Shallvare, bashkë me shoqërinë “Lani” sh.p.k., shtetasit Vladimir Kosta dhe Ervin Manushi. Fshehjes se shumes 3 123 880.3 leke gjithsej, te paguar pergjate viteve 2019 dhe 2020, ne investimin e bere per rregullimin/punime ne ambjentin e brendshem AIRBN e cila ndodhet ne katin e dyte, te pallatit te ndertuar me bashkeinvestitoret shoqërinë “Lani” sh.p.k., shtetasit Vladimir Kosta dhe Ervin Manushi. Fshehjes se shumes 2 007 373 lekë gjithsej, te paguar pergjate viteve 2019 dhe 2020 nga shoqeria Integrated Technology Services sh.p.k. ne investimin e bere per rregullimin/punime ne ambjentin e brendshem AIRBN e cila ndodhet ne katin e dyte, te pallatit te ndertuar me bashkeinvestitoret shoqërinë “Lani” sh.p.k., shtetasit Vladimir Kosta dhe Ervin Manushi“, thuhet në dosjen e SPAK-ut.

Nuk dihet nëse Altin Dumani do të ngrejë akuzë ndaj Vladimir Kostës për pastrim parash apo do t’a çojë dosjen në gjykatë vetëm me Arben Ahmetajn dhe ish gruan e tij.

Lad Kosta ka qenë shofer i politikanit Dashamir Shehi. Si shumë shoferë të tjerë, Kosta u pasuruar, u kthye në biznesmen dhe tashmë është kandidat për oligark.

Vladimir Kosta ka pasur një histori konfliktuale me Arben Ahmetajn, që kulmoi në vitin 2016, me vendimin e Kostos për t’u larguar nga grupi parlamentar i PS-së. 

“Nuk më ke njohur kurrë kontributin gjatë punës  time në partinë socialiste dhe kjo për arsye banale,nga që isha në sherr me beniaminin tënd AHMETAJ  ! Sigurisht do mbash anën e tij…. Gjithmonë je treguar mosmirënjohës, nënvleftësues e i pasjellshëm ndaj meje. Për këtë gjë ka ndikuar mjaftueshëm te ju duke hedhur helmin ndaj meje ai “pesha pupël”, Arben Ahmetaj. Kjo ka të bëjë me  faktin se sa i pazoti je të vlerësosh ata që punojnë për ty”, shkruante mes të tjerave Kosta, në letrën e largimit, duke iu drejruar Ramës.

Sipas Kostës, Ahmetaj i fliste keq Ramës për të dhe Rama e besonte. Kosta tregoi se si Rama i kishte kërkuar që t’i jepte 110 euro një personi që Koata e quante ‘Jevgu i Beratit’, duke iu referuar shtetasit Pajtim Daja, i cili nga drejtonte TV Kuçova. Dhe Kosta ia kishte dhënë.

Në atë kohë reagoi ish kreu i OSHEE, Ardian Çela, i cili shprehej se Kosta i kishte kërkuar që të fitonte tender dhe e etiketonte ishdeputetinsi një nga zyrtarët që nuk donte miratimin e reformës në drejtësi.

Ndërkaq, disa javë pas letrës vrerë të Kostos, situata u zbut dhe shumë shpejt në mes hynë pazaret. Ahmetaj dhe Lad Kosta pozuan bashkë të qeshur dhe si ‘fratelo’.

Më vonë u zbulua se Lad Kosta kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit një dënim për një konflikt me armë, por nuk i hyri xhemb në këmbë.

Nga leximi i dosjes së SPAK konstatohet se Kosta dhe Ahmetaj nga armiq janë kthyer në ‘fratelo’, duke nisur një bashkëpunim shpesherë në shkelje të ligjit.

Madje, nga dosja prej 300 faqesh të SPAK-ut për korrupsionin 20-vjeçar të Arben Ahmetajt, konstatohet se baza kryesore e Ahmetajt për të bërë pazaret dhe dallaveret me paratë dhe pronat publike ishte Sky Tower, pallati në ish Bllok i biznesmenit Vladimir Kosta, ish deputet i PS-së.