Berisha: Fatos Lubonja ka 4 shtëpi në Tiranë, shkruan kundër ndërtimeve, Bushati hajdut me maskë

Kryesore

Publikuar: 11/10/2024

Berisha: Fatos Lubonja ka 4 shtëpi në Tiranë, shkruan kundër ndërtimeve, Bushati hajdut me maskë

Para vitit 2013, analistët Fatos Lubonja dhe Andi Bushati denonconin aferat e qeverisë Berisha. Në vitin 2012, Berisha, gjatë një mbledhje qeverie është marrë me një shkrim të publikuar asokohe për hidrocentralet dhe ndërtimet nga Fatos Lubonja, duke e akuzuar se ka 4 shtëpi në Tiranë.

Mund të imagjinoni ju që një nga eksponentët me kryesorë të opozitës shkruante Hidrocentralizmi i Berishës. Mirë që nuk shkruante Hidroberishizmi dhe fatkeq në rastin që kishte marr, sillte si shembull Ashtën, e cila është një kryevepër e mbrojtjes së mjedisit. Ndaj dhe i them këtij zotërie të Hidroberishizmit se të gjitha dosjet i ke në dispozicion, merrini dhe shqyrtojini. Por pa informacion bie direkt në antiglobalizëm dhe të biesh në antiglobalizëm për llogari të Edi Ramës, nuk ka fatkeqësi më të madhe. Sepse ai i lufton koncesionet dhe ai i zhvillonte teorinë e hidrocentralizmit. Pastaj mund të them edhe një gjë tjetër këtu, këtyre mjedisorëve, pa mjedis. Cila energji është më e shëndetshme për njeriun? Është energjia e rinovueshme. Sepse pa energji nuk mund të qëndrojmë dot. Ata flasin si një i njohuri i imi, i cili ka katër shtëpi dhe flet kundër ndërtimeve. Shkruan artikujt të tërë kundër ndërtimeve dhe për vete ka 4 banesa në katër shpatullat e Tiranës, tha Berisha.

Sipas dosjes së SPAK, hidrocentrali i Ashtës ishte pjesë e aferave të Familjes Berisha, pasi dhëndri i tij kishte kishte marrë nga kompania përfituese 81,595 euro si ekspert mjedisi.

Ndërsa për analistin tjetër Andi Bushati, Berisha është shprehur; “Dy fjale per nje “maske”! “Maska e Lapsit”apo “i miri i gjyshes” kishte dale sot ne rruge, apo le te themi ne treg. Por ai kishte dale i paftyre dhe, duhet thene te verteten, rreth tij, pavaresisht se eshte i paftyre moralisht, i vulosur si genjeshtari i lindur dhe me i pacipi ne mediat, ai fizikisht ka fytyre. Madje e lyros me kujdes te veçante. Mirepo sipas kodit odiner te hajdutit, apo pengmarresit, edhe fytyren fizike ai sot nuk kishte guxuar ta tregoje, por edhe ate kishte mbuluar me maske.
Ne te vertete, ai sot ne treg kishte dale me dopio maske sepse per te fshehur mire fytyren e vet, perveç maskes se portalit (lapsit.al) ai per te kryer detyren kishte vendosur edhe nje maske tjeter, masken e hipokritit dhe frikacakut, pasi per te bere apologjine e krimit, pra te Saje Qorrit dhe Edvin Shullazit, qe une denoncova ne nje status pas emisionit “Opinion”, “mjerimi i gjyshes” kishte zgjedhur gjoja mbrojtjen e moderatorit te “Opinionit”!”.