“Plumbi i Artë”, GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për 3 të pandehur

Kronike

Publikuar: 10/10/2024

“Plumbi i Artë”, GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për 3 të pandehur

Gjykata e Posaçme pranon gjykim të shkurtuar për tre persona e marrë të pandehur për dosjen e “Plumbit të Artë”.

Agim Gjini, Elvis Koçi dhe Ilirian Feçi përfituan gjykim të shkurtuar, ndërsa u rrëzua kërkesa për gjykim të shkurtuar për të pandehurit e tjerë.

Vrasësi me pagesë Nuredin Dumani ra në pranga gjatë operacionit, duke pranuar të bëhet i penduar dhe të rrëfejë dhjetra ngjarje kriminale të pazbardhura më parë nga drejtësia.

Seanca e radhës do të mbahet më 17 tetor.