Dhuna ndaj ekipit të Top News, reagon Erion Braçe: Policia të identifikojë dhe të arrestojë këtë PIS!

Aktualitet

Publikuar: 08/10/2024

Dhuna ndaj ekipit të Top News, reagon Erion Braçe: Policia të identifikojë dhe të arrestojë këtë PIS!

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pranë fundit të protestës së opozitës.

Një protestues ka fyer dhe sulmuar me fjalë të rënda gazetaren e Top News, Alketa Shaba, që po raportonte live për protestën.

Protestuesi nuk është mjaftuar me fyerjet, por është afruar dhe ka goditur me grushta gazetaren dhe kameramanin.

Ditën e sotme deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar në Facebook duke kërkuar identifikimin dhe arrestimin e përsonit që goditi me grushte gazetaren dhe kameramanin e Top News.

Postimi i Erion Braçes në Facebook:

NGA GJITHE BANDITET E TERRORIT TE DJESHEM, KY DUHET ARRESTUAR I PARI!!KA SULMUAR NE GAZETARE NE DETYRE!KA GODITUR NJE GRUA-VAJZE!KA DHUNUAR NJE TRUPE TELEVIZIVE DHE KA PENGUAR PUNEN E TYRE!KA SHARE E KA FYER!KA KANOSUR NE MENYRE TE VIJUESHME!

Ngjarja ka ndodhur dje ne mbremje ne nje rruge ne qender te Tiranes, 200 meter nga Selia e Qeverise, RRUGE e cila ne menyre kriminale ka fituar statusin e nje prone private ku banditet bejne cte duan duke shkelur cdo rregull e ligj, TANI DUKE GODITUR EDHE MEDIA E GRA!I bej thirrje policise se shtetit te identifikoj e arrestoj kete pis!!