“Asnjë minutë paqe”- Berisha paralajmëroi ngujime e greva, Meta tregon a do t’i bashkohet

Politikë

Publikuar: 08/10/2024

“Asnjë minutë paqe”- Berisha paralajmëroi ngujime e greva, Meta tregon a do t’i bashkohet

Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka deklaruar se do t’i bashkohet Sali Berishës, i cili paralajmëroi ngujime e greva.

Meta theksoi se do t’i bashkohet çdo përpjekje për t’u rivendosur rendi kushtetues. Ndërsa shtoi se “çdo aksion do të ketë mbështetjen tonë më të madhe”.

“Protesta e opozitës është tërësisht legjitime. Përballja me regjimin është e vetmja rrugë që ka mbetur për të vendosur rendin kushtetues. Narko-shteti nuk duhet të ketë as 1 minutë paqe.

Arrestime politike, siç ishte rasti i Salianjit, jo vetëm që nuk do të stepin opozitën por do të shtojë zemëratën e tyre. Çdo aksion do të ketë mbështetjen tonë më të madhe”, tha Meta.