Kokainë dhe armë në makinë, “Shqiponjat” arrestojnë ‘dy të fortët’ e Durrësit; zbardhen emrat

Aktualitet

Publikuar: 07/10/2024

Kokainë dhe armë në makinë, “Shqiponjat” arrestojnë ‘dy të fortët’ e Durrësit; zbardhen emrat

Dy persona janë arrestuar në Durrës pasi po lëviznin me armë në makinë.

Të arestuar janë drejtuesi i mjetit Marsid Gjyzeli dhe pasagjeri, Ylli Agasi, të dy banues në Durrës.

‘Shërbimet e Policisë, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se dy shtetas lëviznin të armatosur, kanë organizuar punën për kapjen e tyre.

Në kuadër të operacionit “Friends”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë ndaluar automjetin e dyshuar.

Gjatë kontrollit në automjet u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, një sasi lënde narkotike dhe 3 mjete prerëse (thika), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë më automjetin.

Në përfundim të veprimeve u arrestuan shtetasit M. Gj., 34 vjeç (drejtuesi i automjetit) dhe Y. A., 49 vjeç, të dy banues në Durrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.’, njofton policia.