“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”/ WSJ: Plani i çiftit Kushner dhe Trump për “parajsën” në jugun e Shqipërisë

Aktualitet

Publikuar: 05/10/2024

“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”/ WSJ: Plani i çiftit Kushner dhe Trump për “parajsën” në jugun e Shqipërisë

Të ndihmuar nga lidhjet politike dhe paratë nga shtetet e Gjirit, “superçifti” Jared Kushner dhe Ivanka Trump, planifikon të zhvillojë resorte ultraluksoze në Shqipëri.

Kështu e nis Wall Street Journal artikullin e saj dedikuar planeve për investimin në ishullin e Sazanit, i cili planifikohet të kthehet në një tempull që do të ofrojë nivelin më të lartë të komoditetit për vizitorët.

Muaj pasi u larguan nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2021, Kushner dhe Ivanka Trump kaluan një javë në jaht me miqtë në plazhet e pacenuara të Adriatikut në Shqipëri.

Ata u ngjitën në shkallët e gurta të një teatri 2200-vjeçar grek, darkuan në një jaht me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe ishin aq të “mrekulluar” nga një vizitë në një ishull ushtarak, sa menduan se do të ishte destinacioni i përsosur për një hotel luksoz, tha Kushner.

Udhëtimi la një përshtypje të tillë saqë kur Kushner u takua me Ramën disa muaj më vonë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, ai pati një propozim.