Pentagoni paralajmëron Iranin: Pasoja të rënda në rast se sulmoni Izraelin

Botë

Publikuar: 01/10/2024

Pentagoni paralajmëron Iranin: Pasoja të rënda në rast se sulmoni Izraelin

Ushingtoni ka paralajmëruar Iranin se do të ketë “pasoja të rënda” në rast të një sulmi kundër Izraelit.

Kjo deklaratë e Sekretarit të Mbrojtjes amerikane, Lloyd Austin, vjen në mes të një rritje të tensioneve, pavarësisht thirrjes së Presidentit Joe Biden për një armëpushim në Libanin jugor.

Po ashtu Austin theksoi se Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë partnerët dhe aleatët amerikanë përballë kërcënimeve nga Irani dhe do të bëjnë çdo gjë për të parandaluar çdo ‘aktor’  të mundshëm që të shfrytëzojë tensionet ose të zgjerojë konfliktin.