Aksident me vdekje në Kamëz, humb jetën 36-vjeçari

Aktualitet

Publikuar: 25/09/2024

Aksident me vdekje në Kamëz, humb jetën 36-vjeçari

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Valias, ku dy automjete janë përplasur me njëri- tjetrin.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i një prej makinave, 36-vjeçari me inicialet Y. L.

Policia njofton se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 25.09.2024, rreth orës 07:50, në Valias, mjeti me drejtues shtetasin Sh. S., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Y. L., 36 vjeç. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.