Ndarja e beftë nga jeta e Gerti Bogdanit ka pikëlluar jo vetëm këdo që e njohu, por edhe opinionin publik, në sytë e të cilit Gerti kishte imazhin e qytetarit dhe politikanit model.
Gerti Bogdani, ashtu si dhjetëra personazhe publikë si gazetarë, politikanë, moderatore, deputetë, biznesmenë, aktiviste etj., është përndjekur në mënyrë intensive, të çmendur dhe për një kohë të gjatë nga ish zyrtari i korruptuar i PD-së, Elvi Fundo allias Vesho Mallisti, një mbetje dhe model korrupsioni, gjobëbënie dhe mutacioni mediatik në Tiranë.



Referuar turbulencave psikike, paranojave, rrethanave, konteskstit dhe përmbajtjes së shkrimeve përndjekëse, Vesho Mallisti duket se shihte Gerti Boganin si ‘beze të kuqe’ për llogari të Belind Këlliçit allias Belo Ezmeri, një politikan i dështuar nga vartës i Lulzim Bashës në Bashkinë e Tiranës, në kandidat i Ilir Metës për Bashkinë e Tiranë ku humbi me 60 mijë vota përballë Erion Veliajt, duke përfunduar në çirak i Argita Berishës dhe korrespondent i Vesho Mallistit, ku i bën veshët pipëz nëpër tavolina se çfarë flitet, duke i raportuar më pas me telefon Veshos.














Prapaskena po sjell në vëmendje vetëm disa nga shkrimet psikike dhe paranojake që konfirmojnë pëndjekjen dhe llumnajën e çmendur mediatike të Vesho Mallistit kundër Gerti Bogadanit, për llogari të Belo Ezmerit, i cili gjatë fushatës për Bashkinë e Tiranës kishte si kronikan pikërisht Vesho Mallistin.
Fushata synonte denigrimin e Gerti Bogdanit, të cilin Belo Ezmeri e shihte si rival brenda PD për Bashkinë e Tiranë. (Nëse Bogdani do të ishte kandidati i opozitës, me shumë gjasa nuk do të humbte kaq thellë sa Belo Ezmeri).


Kulmi i hipokrizisë konsiston tek reagimi i Belo Ezmerit për ndarjen nga jeta të Gerti Bogdanit, reagim i cili u pasqyrua nga Vesho Mallisti në tezgën e tij mediatike.


Lista me emrat e përndjekur nga Elvi Fundo
Grida Duma, moderatore / politikane
Mirel Mërtiri, biznesmen
Evi Kokalari, aktiviste. Gerti Bogdani, politikan
Carlo Bollino, gazetar, botues
Irfan Hysenbelliu, biznesmen, botues
Ben Blushi, shkrimtar, gazetar
Lorenc Vangjeli, gazetar, analist, shkrimtar
Aldor Nini, drejtor i Acromax
Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës
Ajola Xoxa, bashkëshortja e Veliajt
Lulzim Basha, kryetar partia
Erjon Isufi, kunati i Bashës
Vjollca Hoxha, ish presidente e Top Medias
Lori Hoxha, presidentente e Top Medias
Ylli Ndroqi, botues
Elisa Spiropali, deputete
Jorida Tabaku, deputete
Delina Ibrahimaj, ish ministre
Stela Gugallja, biznesmene
Ervin Salianji, deputet
Dorjan Duçka, këshilltar i Ramëd pa pagesë
Isuf Berberi, biznesmen
Shpresim Bajraktari, biznesmen
Gazmend Bardhi, deputet
Bledi Çuçi, ish ministër
Agron Gjekmarkaj, deputet
Damian Gjiknuri, ish ministë
Frida Krica, ish ministre
Olta Xhaçka, ish ministre
Ina Zhupa, deputete e PD
Ethem Ruka, ish ministër i Arsimit
Taulant Balla, ministër
Fatmir Xhafaj, deputet
Enkelejd Alibeja, deputet
Ilir Beqaj, ish ministër
Ronald Bejko, deputet
Agron Shehaj, deputet
Fatbardh Kadili, politikan
Endrit Shabani, aktivist, politikan
Nebil Çika, gazetar i ndjerë
Alfred Balla, ish kryetar i KLP
Sokol Sadushi, kryetar i Gjyaktës së Lartë
Arben Kraja, ish kru i SPAK.
Edvin Kondili, prokuror në SPAK
Altin Dumani, kru i SPAK
Dritan Prençi, prokuror në SPAK.
Sonila Muhametaj, prokurore
Ndini Tavani, prokuror
Muhamet Rrumbullaku, drejtor i Përgjitjshëm i Plicisë.
Leka Bungo, regjizor, aktor dhe skenarit.
Benet Beci, kryenashkiak
Edrit Habilaj, gazetar
Ola Xama, gazetare
Adriatik Doçi, gazetar
Filip Çakulli, gazetar
Alfred Peza, gazetar
Elio Laze, gazetar
Henri Çili, analist
Vehap Kola, analist
Fitim Zekthi, analist
Baton Haxhiu, analist
Artur Zheji, analist
Ledio Braho, avokat