Protesta para Bashkisë nis me një minutë heshtje për humbjen e Gerti Bogdanit

Aktualitet

Publikuar: 20/09/2024

Protesta para Bashkisë nis me një minutë heshtje për humbjen e Gerti Bogdanit

Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës kundër kryebashkiakut Erion Veliaj ka nisur me një minutë heshtje në nderim të kujtimit të ish-deputetit të PD-së, Gerti Bogdani.

Ish-deputeti u nda nga jeta dy ditë më parë pas një arresti kardiak. Një ditë më parë u kryen homazhe në nderim të tij dhe u përcoll për në banesën e fundit.