U aksidentua pak ditë më parë, reagon nga krevati i spitalit Kristian Boçi: Kam humbur shikimin njërin sy! I falem Zotit që fëmijët i kam mirë

Kronike

Publikuar: 17/09/2024

U aksidentua pak ditë më parë, reagon nga krevati i spitalit Kristian Boçi: Kam humbur shikimin njërin sy! I falem Zotit që fëmijët i kam mirë

Biznesmeni i njohur, Kristian Boçi u përfshi në një aksident të rëndë së bashku me dy fëmijët e tij të mitur. Ndërkohë ditën e sotme Boçi ka reaguar në lidhje me ngjarjen ndërsa ka ndarë edhe një video i shtrirë në krevatin e spitalit.

Biznesmeni shihet në gjendje të vështirë shëndetësore, por jashtë rrezikut dhe duke u rikuperuar ndërsa ka falënderuar mjekët e Traumës si dhe të gjithë ata që i kanë shkruar.

Gjatë fjalës së tij  ai falënderon Zotin teksa thotë se i ka ruajtur fëmijët, të cilët shpëtuan pa lëndime nga aksidenti, kur mjeti doli nga rruga dhe përfundoi në kanal. Një tjetër detaj të cilin e ka rrëfyer Boçi është se ai ka humbur shikimin në anën ë majtë por ai nuk i ka humbur shpresat që më kalimin e kohës të rikuperohet dhe ti vijë sërish shikimi.