Liban/ Shpërthejnë njëkohësisht mijëra celularë të grupit Hezbollah, 8 të vdekur, mbi 2000 të plagosur! Ishin mbushur me eksploziv! Beiruti akuzon Izraelin

Botë

Publikuar: 17/09/2024

Liban/ Shpërthejnë njëkohësisht mijëra celularë të grupit Hezbollah, 8 të vdekur, mbi 2000 të plagosur! Ishin mbushur me eksploziv! Beiruti akuzon Izraelin

Mbi 2000 anëtarë të grupi libanez Hezbollah janë plagosur rëndë në jug të Libanit dhe në periferi të jugut të Bejrutit, për shkak të shpërthimit njekohesisht të mijëra radio-lidhjes (lloj ”pagers”, tip mini-celulare) të cilat i përdornin për të komunikuar. Deri tani raportohet për 8 të vdekur. Burime të sigurisë e kanë raportuar këtë. Një burim tjetër ka pretenduar se ishte një “shkelje izraelite” e komunikimeve. Aparatet sapo ishin furnizuar dhe dyshohet shërbime sekrete izraelite e kishin manipulur, duke vendosur brenda secili një sasi eksplozivi, të cilën e kanë aktivizuar pastaj njëkohësisht nëpërmjet një kodi.

Çdo anetarë i grupit libanez të Hezbolahh e përdor këtë lloj pajsie për të marrë mesazhet nga eprorë apo nga familjarë.

Sipas mediave një nga hipotezat mund të jetë që Shërbimet sekrete izraelite mund të kenë kapur një stock të këtyre pajisjeve të destinuara për Hezbollahun dhe mund të kenë fshehur eksploziv brenda tyre, në mënyrë që të mund të kontrollojnë nga distanca shpërthimin. Grupi libanez mund t’u ketë dhënë anëtarëve të tij pajisjet si një mjet për të shmangur komunikimet telefonike, të cilat përgjohen lehtësisht, dhe kështu padashur kanë bashkëpunuar me planin izraelit.