Dosja / Lidhja e vëllait të Sokol Çomos së KPA me Familjen Berisha në pastrimin e parave, në skenë dhëndri i djalit të Enverit, Elvana Hana e Flutura Kola

Investigim

Publikuar: 16/09/2024

Dosja / Lidhja e vëllait të Sokol Çomos së KPA me Familjen Berisha në pastrimin e parave, në skenë dhëndri i djalit të Enverit, Elvana Hana e Flutura Kola

Në dosjen e SPAK për korrupsionin e Familjes Berisha dalin në pah lidhje të tjera të Familjes me fije të kupolës së sistemit të drejtësisë.

Sipas dosjes së SPAK, çifti Jamarbër Malltezi dhe Argita Berisha kanë financuar me para korrupsioni fondacionin e Liri Berishës ‘Fëmijët Shqiptarë’.

Pra, një pjesë e parave të korrupsionit të Familjes Berisha me pasuritë publike, në rastin konkret me tjetërsimin e pronës publike ish Klubi Partizani, janë qarkulluar dhe ‘shpëlarë’ nga fondacioni i Liri Berishës, përmes Bordit.

Është bordi organi që ka tagrin për menaxhimin e donacioneve.

Pjesë e bordit të fondacionit të Liri Berishës ‘Fëmijët Shqiptarë’ është edhe Ariel Çomo, vëllai i kryetarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Sokol Çomo (shkalla e dytë dhe e fundit e Vetingut).

Edhe pse pa të drejtë vote, Ariel Çomo është pjesë e bordit të fondacionit dhe kjo mund të jetë arsye se pse Sali Berisha nuk e përmend kurrë emrin e Sokol Çomos në ballkonin që nuk lë njeri pa baltos dhe përgojuar.

Anëtar bordi është edhe Genc Boga, burri i mbesës së Enver Hoxhës, por ky fakt duket i natyrshëm pasi Sali Berisha ka qenë i besuar i familjes së diktatorit, duke i ngarkuar punë deri te shkundja e tapetave.

Pjesë e bordit të fondacionit të Liri Berishës ‘Fëmijët Shqiptarë’ është edhe Elvana Hana, e lakuar si mbesa e Liri Berishës.

Gjatë pushtetit të Berishës, Elvana Hana ishte drejtoreshë e Përgjithshme e Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor.

Pjesë e bordit të fondacionit të Liri Berishës ‘Fëmijët Shqiptarë’ është edhe Flutura Kola, gjithashtu pjesë e dosjes së SPAK si e besuar dhe bashkëpuntore e Argita Berishës në raportin e saj korruptiv me Damir Fazlliç.

Nga përbërja e bordit duket qartë se kemi të bëjmë me një rreth të mbyllur dhe një instrument me natyrë mafioze në duart e Familjes Berisha, non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe si e korruptuar, si dhe nën akuzë nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash.