SPAK ka hapur tre dosje penale për ish ministrin e Financave, Ervin Mete, i njohur si ‘kunadhja’.
Ish ministri po hetohet për veprimtarinë e tij në krye të Ministrisë së Financave, por edhe ng krye të AMF, një organ i damkosur nga aferat korruptive, pazaret dhe favorizimet, tashmë nën drejtrimin e Mimoza Kaçit, për të aktivitetin e të cilës do të flasim në vijim.
Për të mos dëmtuar hetimet, Prapaskena po rezervon të japë detaje për tre dosjet e Kunadhes, që shumë shpejt mund të futet në një kafaz që do t’ia sistemojë SPAK. Me shumë gjasa, gjelin e Vitit të Ri, Kunadhja mund t’a hajë në mencën e burgun provizor të kolegëve ish qeveritar në Durrës.
Ndërkaq, nuk dihet se çfarë qëndrimi do të mbajë ministri i ri i Financave, Petrit Malaj, nëse do të bashkëpunojë me SPAK-un apo do të respektojë kodin mafioz të heshtjes, ashtu siç po përpiqet të fshehë të kaluarën plot njolla të tij.