Kush është e dashura e re e Ledri Vulës, dhe pse Sara nuk e pranoi kurrë ndarjen?

Show Biz

Publikuar: 10/09/2024

Kush është e dashura e re e Ledri Vulës, dhe pse Sara nuk e pranoi kurrë ndarjen?

Rina Zaiti është e dashura e re e reperit të njohur Ledri Vula, i cili prej afro një viti i ka dhënë fund lidhjes me Sara Hoxhën, nënën e vajzës së tij Poem Blue. Edhe pse Ledri e Sara nuk e pranuan kurrë publikisht ndarjen, dhe hera herës hidhnin sinjale për një rikthim të mundshëm, duket se diferencat mes tyre kanë qenë të pakthyeshme. Ka mjaftuar një foto e Ledrit me të dashurën e re në bregdetin e Jalës, për t’iu dhënë fund njëherë e mirë, shpresave të fansave të çiftit për t’i parë sërish bashkë.

Rina Zaiti, është një figurë jo shumë e njohur për publikun. Ajo ka disa qendra estetike në Kosovë, ndërsa nuk mungojnë shoqëritë e saj me personazhe të ekranit, veçanërisht nga Kosova. Reperi dhe Rina ndjekin njëri tjetrin në rrjetet sociale, dhe për momentin duket se kanë vendosur që ta shijojnë lidhjen e tyre larg syve të publikut, ndoshta edhe sepse mund të jenë në hapat e para të historisë së tyre të dashurisë.

Sa i takon Sara Hoxhës, ajo pushimet e verës i kaloi kryesisht në prani të familjes së saj, ndërsa prej kohësh është zhvendosur për të jetuar në Tiranë. Teksa është publikuar kjo histori e Ledrit, Sara ka ndarë foto nga Madridi, ku është duke kaluar disa ditë pushimesh me mikeshat e saj më të ngushta.

Ledri ka zgjedhur që të mos flasë kurrë publikisht për ndarjen, duke thënë se për deklaratat e tij publike i duhej që të konsultohej me menaxherin e tij.