Zbulohen të tjera detaje rreth veprimtarisë abuzive të Arjana Sinës, seksere dhe bashkëpunëtore e beut të futbollit, pulave dhe vezëve Armand Duka, në skemën e zhvatjes me kartelat mjekësore (disa copa kartoni), për fëmijët që kanë pasion futbollin, duke krijuar një rreth të mbyllur dhe monopol korruptiv.

Arjana Sina, përmes klinikës mjekësore Wellness Albania Clinic dhe në koordinim me Dukën, përlan 100 euro për çdo të ri që ndjek pasionin për futbollin, me detyrim dhe përmes presioneve ndaj akademive të futbollit.
Me paratë e përfituara nga kjo skemë mashtrimi dhe shtrëngimi, Arjana Sina ka investuar duke ngritur dy vila miliona euro në Tiranë, njëra prej të cilave me adresë në Sauk. Ajo gjithashtu posedon disa apartamente te Komuna e Parisit, një nga zonat e shtrenjts të Tiranës.


Sekserja e Armand Dukës, sipas një emisioni investigativ, është përfshirë në skandale me pasoja të rënda për jetën e pacientëve, përmes mjekimeve të gabuara, papërgjegjshmërisë së thellë në ngatërrimin e analizave, diagnozave të gabuara etj.
Kur pacientët i kërkonin sqarime pët mjekimin e gabuar dhe ngatërrimin e analizave, Arjana Sinaj përgjigjej me arrogamcë se ajo mund të dalë nga burgu, duke dhënë mesazhin se ka mbështetje të fortë mafioze nga pas, se njerëzit që e mbështesin nuk e lënë të bëjë burg dhe se e shpëtojnë nga veprimi i drejtësisë.

Si funksionon skema e zhvatjes?
FSHF dhe pupacët e saj ushtrojnë presion ndaj akademive të futbollit, që fëmijët që ndjekin ëndrrën e futbollit të paraqiten në klinikën mjekësore Wellness Albania Clinic, e shtetases Arjana Sina, për të marrë një karton kundrejt shumës 100 euro.

Pra çdo fëmijë pjesë e një akademie futbolli detyrohet të paraqitet te klinika e Arjana Sinës, për të paguar 100 euro për një copë kartoni.

Këtu janë edhe tarifat e publike të klinikës së Arjanës së tmerrshme, e cila dyshohet se paratë që u zhavten fëmijëve, i ndan me Armand Dukën dhe kartelin e sigurimeve.

Pika lidhëse e klinikës Wellness Albania Clinic dhe FSHF-së është bashkëshorti i zonjës Arjana Sinës.
Teksa fëmijët detyrohen të shkojnë dhe të paguajnë te klinika mjekësore Wellness Albania Clinic e Arjana Sinës, një vizitë mjekësore për parametrat shëndetësore kushton 2 mijë lekë.
Pra, një check up sportiv kushton 20 euro, ndërsa te klinika e Arjana Sinës kushton 100 euro.


Klinika Wellness Albania Clinic është kamufluar me kompaninë Qendra e Mjekësisë së Punës, me nipt L91325020J, me administrator Elvis Sina, bashkëshorti i Albana Sinës, e cila ka 50 % të aksioneve. Gjysma e aksioneve figuron në emrin e shtetases Albana Shoshi.

Qendra e Mjekësisë së Punës, me bashkëpronare Arjana Sina ka 70 % të aksioneve në kompaninë Wellness Albania Clinic, me nipt M32216035F.

Ndërkaq, 30 % të aksioneve te klinika Wellness Albania Clinic i ka kompania VIVIEN MEDICAL me pronar shtetasin Olsi Zoto, i cili është edhe administrator i klinikës.
Duka mori para nga fondet e bujqësisë për tharjen e glasave të pulave
Si mos të mjaftonin paratë e futbollit, kreu i FSHF Armand Duka ka përfituar milionë lekë të vjetra nga fondet që Bashkimi Evropian ka akorduar për bujqësinë në Shqipëri.
Beu i futbollit dhe pulave, Armand Duka, i ka marrë paratë nga Frida Krica për tharjen e glasave të zogjve dhe pulave.
Brukseli ka njoftuar Shqipërinë për ndërprerjen e këtyre fondeve, pas një raporti të Zyrës Europiane kundër Mashtrimit, OLAF, institucion që heton dyshimet për abuzime me fondet e Bashkimit Europian.
Hetimet trevjeçare të OLAF nxitën Komisionin Evropian që të pezullonte në mesin e korrikut programin më të rëndësishëm të ndihmës për bujqësinë në Shqipëri, për shkak të dyshimeve për korrupsion.
Ndërkaq, SPAK ka hapur një dosje për devijimin dhe vjedhjen e fondeve.
FSHF pastrim parash e korrupsioni
Publikimi i listës së pagave dy vjet më parë, konfirmoi dyshimet dhe akuzat se klubet e futbollit nën ombrellën e FSHF-së së Armand Dukës, janë kthyer në një lavatriçe gjigante pastrimi parash, mashtrimi me taksat dhe evazioni fiskal.
Shumica e futbollistëve në Shqipëri, përfshirë edhe ata profesionistë, pjesë e skuadrave në Superiore, rezultojnë me pagë 30 mijë lekë në muaj, një shifër kjo jo vetëm qesharake, por diskredituese për qeverinë e futbollit.
Ndërsa anëtarët e kupolës së FSHF marrin një pagë deri në 5 mijë USD në muaj, futbollistët e Superiores, marrin një pagë 16 herë më të ulët, një tregues i qartë i mashtrimit me pagat dhe i operimit me bordero të paligjshme, për të shmangur taksat. Paga e futbollistëve profesionistë, të cilët përballen çdo vit me skuadra evropiane, është e barabartë me pagën e pastruesve të FSHF-së.
Nuk mungojnë as raste kur futbollistë të kombëtares, me emër në arenën ndërkombëtare, nuk marrin as pagën formale minimale, por paguhen në të zezë.
Ndërkaq, Armand Duka rezulton se e ushtron ‘vullnetarisht’ detyrën e kreu të FSHF-së, edhe pse posedon makinë 200 mijë euro, blerë me paratë e futbollit. Duka figuron me një pagë prej 40 mijë lekë në muaj tek kompania e tij e pularisë në Durrës, “A.I.B.A. Kompani”.