Një ngjarje horror ka ndodhur në fshatin Shënavlash të Durrësit, ku djali raportohet se ka vrarë babanë dhe trupin e tij e ka hedhur në pus.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur që në fillim të muajit gusht, ndërkohë që djali me datën 13 gusht e ka denoncuar në polici humbjen e babait 62 vjeçar për të vijuar me planin për fshehjen e krimit.
Ka qene autori Esmerald Balla, i cili ka bërë denoncim në polici sikur i ati Enver Balla ishte zhdukur.
Sektori i Krimeve të Rënda, pas hetimeve ka zbuluar rastin.
‘Në Komisariatin e Policisë Durrës ka kallëzuar shtetasi E. B., banues në fshatin Shënavlash, se më datë 13.08.2024, është larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi E. B., 62 vjeç. Vijon puna për gjetjen e 62-vjeçarit.”- njoftoi policia në orët e paradites.
Pas hetimeve është arritur të zbardhet.
Historia duket sikur përsëritet me ngjarjen tragjike të 10 shkurtit po në Shënavlash të Durrësit, ku 3 fëmijët vranë babanë Pëllumb Metën.