Po pinin kafe në lokal, autori u afrua dhe zbrazi armën, u largua me motor i maskuar me kapele

Kronike

Publikuar: 03/09/2024

Po pinin kafe në lokal, autori u afrua dhe zbrazi armën, u largua me motor i maskuar me kapele

Zbardhen detaje të reja nga plagosja e dyfishtë në zonën e Don Boskos në Tiranë.

Mësohet se të plagosurit janë Kastriot Elezi 45 vjeç dhe Ronaldo Metushi 22 vjeç. Autori ka qenë duke ecur në këmbë kur ka qëlluar me armë zjarri drejt dy personave.

Gjithashtu, mësohet se autori i ngjarjes mbante kapele. Ai është larguar me motor pas të shtënave, duke humbur gjurmët.

Policia e Tiranës njofton se të plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën.