‘Oktapodi’ Rako Paja, fijet nga Tano Karidi grek tek Ervis Myftaraj i aferave me tendera, paratë nga Qipro që pushtuan tregun e fotovoltaikëve në Shqipëri

Krim & Korrupsion

Publikuar: 02/09/2024

‘Oktapodi’ Rako Paja, fijet nga Tano Karidi grek tek Ervis Myftaraj i aferave me tendera, paratë nga Qipro që pushtuan tregun e fotovoltaikëve në Shqipëri

Dalin në pah personazhe të tjerë, të cilët fshihen pas djaloshit të panjohur nga Skrapari, Rako Paja, pa historik të gjatë dhe të konsoliduar biznesi, por që befas ka pushtuar tregun e fotovoltaikëve në Shqipëri, përmes lidhjeve të errëta dhe një karteli kompanish pothuajse fantazmë.

Që të gjitha kompanitë për ndërtimin e centraleve për prodhimin e energjisë së rinovueshme fotovoltaike, ku është administrator dhe bashkëpronar në letra  Rakoa Paja (P.R.J SUN ENERGY, ARGO SUN ENERGY, MAKTI SUN, 4R ECO GROUP, AR ECOENERGJIA, , C.P. ENERGY, DIELLI i QARRIT, ECO GROUP -Tomorrica, ECOENERGIA AL etj.) janë themeluar vitet e fundit, nuk kanë kapital dhe as bilance.

Ndonëse pa kapital dhe vetëm në letra, ky kartel kompanish kamuflon investimin e dhjetëra milionë euro në tregun e fotovoltaikëve.

Të dhënat tregojnë për monopolizimin e këtij tregu nga një dorë që lëviz fijet nga Qipro në Tiranë, duke nxjerrë në skenë Rako Pajën, i cili ka marrë leje nga shteti shqiptar për të investuar për një kapacitet të instaluar mijëra megavat, gati sa qindra kompani të tjera të marrë së bashku.

Pushtimi i tregut të foltovoltaikëve nga djaloshi Rako Paja ka alarmuar dhe vënë në lëvizje agjencitë e huaja ligjzbatuese, teksa autoritetet shqiptare vijojnë të ‘flenë gjumë’ dhe të bëjnë copy pase raportet e punës vjetore për luftën kundër pastrimit të parave.

Në fokus të investigimit të agjencive të huaja është personazhi që qëndron pas Rako Pajës, 72-vjeçari Ioannis Titakis, i njohur si Tano Karidi grek, që përfaqëson një trust shoqërish në Qipro, nga i cili vjen financimi për qindra mijera MW fotovoltaik në Shqipëri.

Tano Karidi grek është i skeduar nga autoritetet partnere për qarkullimin dhe shpërlarjen e parave të trafikut të drogë në Qipro.

Nga Qipro paratë e trafiqeve zhvendosen në Shqipëri dhe investohen në fotovoltatike përmes kompanive C.P. ENERGY,
ARGO SUN ENERGYM.T.R ENERGYMAKTI SUNP.R.J SUN ENERGY me objekt ndërtimin e centraleve prodhuese për prodhimin e energjisë së rinovueshme fotovoltaike.

Si administrator të këtëtyre kompanive, papuja Ioannis Titakis ka caktuar Rako Pajën, i cili është edhe bashkëaksioner.

Për të dokumentuar pastrimin e parave, oganeve ligjzbatuese shqiptare mjafton të shqyrtojnë aktivitetin e kompanive, transaksionet nga Qipro dhe investimin në Shqipëri.

Në skenë si pjesë e grupit që mbulon Rako Paja shfaqen dy personazhe të njohur në fushën e pastrimit të parave dhe korrupsionit; si Ervis Myftari.

Ervis Myftari është simboli i korrupsionit me tendera në Albcontrol, një institucion i njohur tashmë për luks të shfrenuar, tendera fiktivë dhe shpërdorime epike.

Me anë të kompanisë ‘Consulting & Management Albania’, Myftari ka marrë 17 tendera nga Albcontrol, me vlerë rreth 9 milionë euro, kryesisht pa konkurrencë, me ofertë fituese gati sa fondi limit dhe për më tepër pa ofruar ndonjë shërbim të matshëm dhe real.

Tenderat kanë si objekt trajnime fiktive, konsulencë dhe plane copy-pase. Thjeshtë  kanë kaluar paratë nga arka e shtetit tek llogaritë e kompanisë së Ervis Myftarit, i cili më pas besohet se i ka ndarë me zyrtarët përkatës, sipas rolit në këtë skemë korrupsioni.

Myftari kontrollon një kartel kompanish, ndërsa është sekduar edhe për veprimtari të zezë në fushën e call centrave, pastrim parash me agjenci imobilare, transaksione financiare elektronike etj.

Pjesë e këtij karteli që ka pushtuar tregun e fotovoltatikëve është edhe Dritan Marku, alsioner me Rako Pajën në kompaninë 4R ECO GROUP shpk, me objekt veprimtarie studim, projektim, zbatim, prodhim dhe tregtim i energjisë elektrike nga burime alternative si sistemet fotovoltaike, parqet e erës, termocentralet, biomasa etj.

Pjesë e këtij grupi është një personazh misterioz i quajtur Fatush Tola, aksioner në disa kompani me veprimtari në fushën e energjisë si dhe me lidhje me kompaninë Shansi Invest, e skeduar për afera epike me tendera, me protagonistë ‘oktapodin’ Shpëtim Cinga, përfitues i mbi 115 milionë euro para publike.

Djaloshi Rako Paja mbulon edhe Dritan Xhokaxhi, një bos karburantesh, përfitues i parave publike, si dhe Erjola Lame, Entela Haxhialiu, Ardian Poçi, Nadire Qinami, Renaldo Zaimaj, Alfred Sadikaj (financues i partive politike), Fatjon Sulko etj., pas të cilëve fshihen personazhe të tjerë.