Zjarr i madh në një biznes në Lushnje, bllokohet përkohësisht rruga në drejtim të Rrogozhinës

Aktualitet

Publikuar: 26/08/2024

Zjarr i madh në një biznes në Lushnje, bllokohet përkohësisht rruga në drejtim të Rrogozhinës

Një biznes është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së hënës në Lushnje. Policia bën të ditur se rreth orës 19:35, në vendin e quajtur “Qafa e Sokolit”, në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”, ka rënë zjarr.

Si pasojë e përhapjes së flakëve nga era ka marrë flakë dhe një biznes që merret me përpunimin e lëndës drusore.

Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje për të fikur zjarrin, si dhe për menaxhimin e trafikut në aksin e bllokuar të rrugës.