Një emision kushtuar familjeve në nevojë! Elvis Naçi dhe Kiara Tito së bashku në një program televiziv?

Show Biz

Publikuar: 23/08/2024

Një emision kushtuar familjeve në nevojë! Elvis Naçi dhe Kiara Tito së bashku në një program televiziv?

Vera e nxehtë dhe pushimet pak nga pak po i lënë vendin rikthimit në punë dhe fillimit të sezonit të ri televiziv. Plot supriza janë paralajmëruar për këtë sezon të ri, e një prej tyre do të jetë rikthimi i moderatores, Kiara Tito.

Por, më suprizë është fakti se Tito do të rikthehet në ekran krah Elvis Naçit. Mësohet se këta të dy janë bërë bashkë dhe do të sjellin emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” në ekranin më të madh televiziv, në “Top Channel”.

Çdo të premte Kiara dhe Elvis Naçi do të moderojnë emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”, një emision kushtuar njerëzve dhe familjeve në nevojë.