“Drejtësi! Stop kriminelëve!”/ Motra e Egli Progës fton qytetarët në marshim

Aktualitet

Publikuar: 18/08/2024

“Drejtësi! Stop kriminelëve!”/ Motra e Egli Progës fton qytetarët në marshim

Motra e Egli Progës i cili vdiq si pasojë e dhunës ushtruar mbi të në një lolak, ka njoftuar se ditën e hënë në orën 19:00 do të mbahet një marshim në sheshin Skënderbej.

Në postimin e saj ajo shkruan se nuk do të ndalet derisa të vendoset drejtësi për vëllain e saj.

Postimi i plotë:

“Miq, dashamirës, qytetarë të mirë të vendit tonë që këto ditë tragjike për familjen time na jeni gjendur kaq pranë. Vetëm mbështetja juaj na ka dhënë pak forcë të përballojmë dhimbjen e vrasjes makabre të vëllait tonë, Eglantin Progës.

Faleminderit nga zemra të gjithëve kudo jeni!