Ekstradohet nga Belgjika, Leonard Duka, miku që u bë rival me Ervis Martinajn.
Pas megaoperacionit policor Metamorfoza 2 ku u zbardhën biseda në Sky Ecc të kokave të krimit në Shqipëri dhe u zbardhën disa vrasje dhe tentativa për vrasje.
Leonard Duka, i njohur edhe si i dashuri i Trejsi Sejdinit, u arrestua në Belgjikë, më 18 maj 2024.
Kujtojmë që Leonard Duka u arrestua në shkurt të 2023 në Belgjikë, por qëndroi vetëm disa muaj në arrest, pasi ende nuk kishte marrëveshje për ekstradimin e tij.
Pas megaoperacionit policor, Metamorfoza 2 ku u zbardhën biseda në Sky Ecc të kokave të krimit në Shqipëri dhe u zbardhën disa vrasje dhe tentativa për vrasje, Duka u shpall sërish në kërkim dhe më 18 maj 2024 u vu në pranga në Belgjikë.
Leonard Duka njihet edhe si kreu i ‘klanit Duka’, grup kriminal që ka pasur konflikt të vazhdueshëm me grupin e Ervis Martinjat.
Duka është arrestuar në vitin 2019-n kudër të një operacioni për luftën kundër trafikut të drogës. Po ashtu ai ka qenë në kërkim për një atentat, por të pasuksesshëm.
Duka rrezikon deri në burgim të përjetshëm si kreu i një grupi kriminal, i akuzuar për vrasje, vrasje e mbetur në tentativë, pastrim parash, trafik droge etj.