Adriana Kalaja: Jam krenare që Edi Rama ndjehet i tmerruar nga unë. O burracak, ty të mbron Du(sh)mani

Politikë

Publikuar: 01/08/2024

Adriana Kalaja: Jam krenare që Edi Rama ndjehet i tmerruar nga unë. O burracak, ty të mbron Du(sh)mani

Në fjalën e vet përpara Bashkisë së Tiranës, Adriana Kalaja u ndal edhe te padia që është ngritur ndaj saj për kanosje ndaj kryeministrit Edi Rama.

“A patë ndonjë reagim nga Du(sh)mani, që të refuzonte thënien e këtij banditi se i paska kolegë?

A patë reagim nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë?

Jo, sepse të gjithë janë nën urdhrat e narkoshtetit të drejtuar nga Edi Rama.

Dhe çfarë bën ai banditi? U ndjeka i kërcënuar nga Adriana Kalaja.

Po ti mor burracak, për mua është nder që ti të ndjehesh i kanosur prej meje.

Edi Rama nuk u kanos nga unë, por u kanos prej veprimeve kriminale që ka bërë.

Ne kemi bërë denoncime nga më të shumtat dhe më të fortat. Por përvceçse nuk ka një reagim nga SPAK-u që na la, nuk ka reagim as nga mediat që paguhen nga inceneratorët për fat të keq.

E di shumë mirë që kanosja ime ka lidhje me veprimet që ai bën si kryeministër,” tha Kalaja.

Ajo u shpreh se Erion Veliaj është amnistuar nga gjyqtarja Irena Gjoka.

Ndaj sot, skapistët janë kriminelët më të mëdhenj të shoqërisë shqiptare, kriminelët më të mëdhenj të ligjit dhe Kushtetutës.

Ne kemi treguar me vepra se nuk tërhiqemi. Nuk tërhiqemi se jemi në rrugën e drejtë.

Ndaj, nëse Altin Dushmani ka ndonjë mundësi për të treguar se ne e kemi gabim, të veprojë, të arrestojë të parin Erion Veliajn, që i ka shkuar shkresa që në qershor.