Megaoperacioni i SPAK, zbardhen 36 emra, nga Dari i Elbasanit, Pajtime Fetahi te Talo Çela, zbulohen 6 vrasje

Aktualitet

Publikuar: 31/07/2024

Megaoperacioni i SPAK, zbardhen 36 emra, nga Dari i Elbasanit, Pajtime Fetahi te Talo Çela, zbulohen 6 vrasje

Nga Elton Qyno

Janë zbardhur emrat e e personave për të cilët SPAK ka lëshuar urdhërarreste. 

Nga operacioni i SPAK-ut janë lëshuar urdhërarrste për: 

Talo Çela,

Armis Stafa,

Maksim Koci,

Erzen Çopja,

Franc Çopja,

Hajdar Bako alias Çopja,

Mikael Qosja,

Maetin Musaj,

Guri Biba,

Pajtime Fetahu,

Renato Masuku,

Leonardo Rragami,

Altin Kamami,

Rexhino Doci,

Arben Lamcja,

Arsen Mema,

Eljo Bitri,

Leam Rragami,

Elvis Daka alias Dragoviç,

Dorjan Dyli,

Matilda Hoxholli,

Denada Todi,

Flobenc Mecja

Po ashtu raportohet se masë sigurie është lëshuar edhe për dy oficerë policie.

Urdhërarrest është lëshuar edhe për të shumëkërkuarin Talo Çela.

Talo Çela i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

Çela është autori i dyshuar i ngjarjes së datës 9 prill 2019, ndodhur në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, Tiranë, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion dhe më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, mbeti i vrarë njëri prej autorëve kryesorë të kësaj ngjarjeje.

Gjithashtu ai dyshohet se fshihet pas atentatit me armë zjarri të dy vëllezërve Haxhia në Durrës.

Më herët u raportua se po në kuadër të këtij megaoperacioni eshte leshuar arrest shtepie per ish gjytetaren Pajtime Fetahu dhe zv.drejtorin e burgut të Bradasheshit, Martin Musaj.

Deri tani raportohet se janë lëshuar mbi 30 urdhër arreste.Mësohet se në Elbasan janë mbi 10 persona që janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.

Mësohet se në këtë operacion janë vënë në shënjestër për t’u arrestuar, personat me precedentë penal të akuzuar për vrasje, trafik droge dhe sigurim të kushteve për të kryer vrasje.