Në senacën parlamentare të javës së kaluar, ‘shqarthi’ Eduart Shalsi dhe ‘kunadhja’ e Financave Ervin Mete që ishte sinjalizuar se do shkarkohej disa ditë më pas, finalizuan me votë në Kuvend qokat dhe interesat e radhës korruptive.
Në rrëmujë e sipër, Shqarthi dhe Kunadhja organizuan në rrëmujë e sipër kalimin për votim dy emra për anëtarë bordi të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, AMF.
PS votoi me 73 vota pro dhe dy kundër Merita Gurabardhin dhe Deniz Derallën. E para u votua edhe si nëndrejtor ekzekutiv i bordit të AMF.
Vendimet ishin përgatitur më herët nga Eduart Shalsi, i skeduar si ‘pupaci’ i interesave të errëta dhe korruptuve në Kuevend si; i karteleve të qumështit, miellit, mikrokredive, bankave etj.

Vendimet Shalsi ia kishte çuar në tavolinë Lindita Nikollës, e cila gjithashtu ishte njoftuar se do të shkarkohej për t’u zëvëndësuar me Elisa Spiropalin.

Skandali u kap disi nga deputeti Gazment Bardhi i PD që pyeti, “Ka një problem në këtë votim, me emrat, përse kjo mungesë balance për këtë organ të pavarur? Ka qënë gjithmonë me ekuilibër zgjedhja e anëtarëve të bordit të drejtorit dhe nëndrejtorit ekzekutiv të AMF, midis pozitës dhe opozitës”.
“Shqarthi” Shalsi, nxitoi të sqarojë Bardhin duke justifikuar “Zgjedhja e të dyve është bërë konform kërkesave të ligjit për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare. Anëtari i Bordit, që zgjidhet edhe nëndrejtori ekzekutiv, emërohet nga Kuvendi me propozimin e Ministrit të Financave, ndërsa tjetri me propozim të Bankës së Shqipërisë.”
Këtu diskutimi u mbyll. PS votoi me shpejtësi Deniz Derallën propozuar nga Guvernatori Sejko, kur të dy po hetohen intensivisht nga SPAK për masakrën e mikrokredive, duke i dhënë kështu një mandat tjetër 5 vjeçar si anëtar bordi te AMF, ndërsa Ervin Mete propozoi në emër të Ministrisë së Financave, vartësen e tij, Merita Gurabardhin.
Kush është Merita Gurabardhi?

Gurabardhi është shefe kabineti e “kunadhes” së financave Ervin Mete. Njihet si “luledelja” e tij, që në kohën kur Mete u bë Drejtor i Përgjithshëm i AMF, duke ngjitur shkallët e pozicionimit të saj brenda këtij institucioni. Me një karrierë modeste në sistemin bankar bashkë me motrën Arta Gurabardhi, u vendosën si prestanome tek kompania e mikrokredisë AFI (Albanian Financial Institucion shpk) që ka marrë licensën nga Guvernatori Sejko në Maj 2016.
AFI është një tjetër piramidë mashtrimi në fushën e mikrokredisë në pronësi kryesore të Besnik Leskaj, pinjoll i ish deputetes socialiste Valentina Leskaj. Me transanksione e fije mafioze të shtrira deri në Angli e Portugali, kompania e mikrokredisë AFI është përzierë në pastrim parash në fonde investimesh duke blerë e shitur kredi shumëmilionëshe nëpër banka.
Motrat Gurabardhi kanë ndihmuar në këto operacione të AFI, derisa largohen para disa vitesh duke shitur kuotat e tyre. Merita Gurabardhi tërhiqet nga Mete tek AMF, kur ky emërohet drejtor i këtij institucioni.
Përse nxituan “kunadhja” Mete dhe “shqarthi” Shalsi të dërgojnë emisaret e mikrokredive në bordin e AMF?

Në kulmin e hetimeve që bëhen nga SPAK për skandalin e mikrokredive, ku dita ditës priten lajme për goditje të kupolës së Bankës së Shqipërisë, Shalsi dhe Sejko emërojnë në AMF, Deniz Derallën, të dyshuarin kryesor të këtij skandali po për të bllokuar bordin e AMF me votat e tyre fusin edhe “luledelen” Gurabardhi si votë të dytë të sigurt në bordin me 5 anëtarë.
Aktualisht, Bordi i AMF ka këtë përbërje: Olsi Çoku, Mimoza Kaçi, Idlir Gjata, Deniz Deralla, Merita Gurabardhi. Ndërkohë Gjata dhe Çoku janë rekrutuar me kohë nga vetë Gurabardhi që tai do jetë edhe “shefja” e tyre.
AMF, me votimin e Derallës dhe Gurabardhit, u kthye në institucionin e varur prej veshësh tek pushteti mafioz i mikrokredive dhe emisarët e tij në Komisionin për Ekonominë dhe Financat të Kuvendit Eduart Shalsi dhe ministrin në ikje të Financave Ervin Mete. Me emërimet e fundit në bordin e AMF, Shalsi me Meten sfiduan hapur SPAK që po heton të gjitha institucionet e mikrokredive dhe personat e lidhur me ta.
